Interi mbetet i interesuar për Giacomo Raspadori dhe po përgatit një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar italian të Sassuolos.
Nerazzurrët duan të shtojnë më shumë lojtarë italianë në skuadrën e tyre pas Matteo Darmian, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella, Federico Dimarco, Danilo D’Ambrosio, Roberto Gagliardini dhe Stefano Sensi.
21-vjeçari Raspadori është një objektiv prej kohësh i kampionëve aktual të Serie A, por Sassuolo e vlerëson atë në 30 milionë euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka pranuar së fundmi se Nerazzurrët nuk mund të përballojnë transferime të shtrenjta.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët do të kishin nevojë për një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me sulmuesin italian.
Da capitan Barella al piano Raspadori: Inzaghi coltiva l’anima azzurra dell’#Inter https://t.co/ZZMOZ9Z6OD
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) October 30, 2021
Sassuolo raportohet se është i interesuar për Samuele Mulattieri, një sulmues 21-vjeçar që aktualisht është i huazuar te Crotone, ku ai ka shënuar gjashtë gola në dhjetë paraqitje në Serie B këtë sezon.
Lucien Agoume, një mesfushor i huazuar në Brest, është gjithashtu në radarët e Sassuolos, por shtimi i këtyre dy lojtarëve në një marrëveshje shkëmbimi nuk do të mjaftojë që Nerazzurrët të nënshkruajnë me Raspadorin.
Sipas raportit, klubi Neroverdi presin që Interi ta paguajë edhe një shifër të vogël pse ta lejojë edhe më tutje në huazim Raspadorin, i cili ka shënuar vetëm një gol në dhjetë paraqitje në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/