Telegrafi

Interi përforcon kreun

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (49’) Diego Milito kaloi mysafirët në epërsi.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Maicon i dha fund shpresës së vendasve për barazim duke dyfishuar rezultatin.

Me këto tri pikë të reja, Nerazzurët përforcohen në krye të tabelës me 28 pikë, shtatë më shumë se Juventusi që të shtunën u mposht nga Napoli. /Telegrafi/