Telegrafi

Interi përforcon kreun

Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal 1-0, për të përforcuar pozitën e parë në tabelë.

Heroi i vendasve në këtë ndeshje ishte kamerunasi Samuel Eto’o, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (14’).

Me këtë fitore zikaltrit përforcohen në krye, me tetë pikë më shumë se Milani që nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj javë, ndërsa kanë nëntë pikë më shumë se Juventusi, që u mposht nga Catania në terren të vet. /Telegrafi/