Telegrafi

Interi përforcohet më shumë në krye

Në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza, Nerazzurrët kanë dalë fitues ndaj Violas me rezultat minimal prej 1-0.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Diego Milito (85’) nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Interi distancohen në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Juventus, që të dielën u mposht nga Cagliari. /Telegrafi/