Interi ka fituar tashmë rreth 54 milionë euro nga shitjet e biletave dhe Liga e Kampionëve, rreth 20 për qind të të ardhurave të sezonit të kaluar.
Nerazzurët konkurrojnë në garën më të madhe në Evropë për herë të parë që nga sezoni 2011-12, dhe kanë dy fitore nga dy ndeshjet e tyre kundër Tottenham Hotspur dhe PSV.
Sipas shifrave nga Gazzetta dello Sport, klubi ka fituar 38.9 milionë euro nga pjesëmarrja në fazat e grupeve.
Aty shtohet edhe shifra prej 2.7 milionë eurosh për secilin prej fitimeve të tyre, ndërsa kualifikimi për 1/16-të do të garantojë të paktën 9.5 milionë.
Përveç kësaj, pesë ndeshjet në shtëpi të Nerazzurrëve deri më tani kanë dhënë rreth 10 milionë euro fitime, me 3.5 milionë euro që vijnë nga loja kundër Spurs në Ligën e Kampionëve.
Kjo jep një total prej rreth 54 milionë eurosh, një shifër që do të rritet edhe më tej, pasi ndeshjet në shtëpi kundër Milanit dhe Barcelonës, biletat janë shitur tashmë.
Paratë e fituara tashmë përfaqësojnë rreth 20 për qind të të ardhurave totale deri në 30 qershor. /Telegrafi/