Telegrafi

Interi për tri pikë apo Sheriffi ka përgatitur befasinë e radhës – formacionet startuese

Interi është nikoqir i Sheriff Tiraspol në Giuseppe Meazza për ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët nuk janë në situatë të mirë pas dy xhirove të para, ku kanë arkëtuar vetëm një pikë, nga një barazim dhe një humbje.

Në anën tjetër, skuadra moldave ka qenë befasia e Grupi D duke mposhtur edhe Shakhtar Donetskun edhe Real Madridin.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Yuriy Vernydub i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Sheriffit: Celeadnic; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; A.Traore, Kolovos, Castaneda; Bruno Souza.

/Telegrafi/