Telegrafi

Interi për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, Cagliari për t’i ikur zonës së kuqe – formacionet zyrtare

Interi do të ketë një ndeshje tejet të vështirë në letër në kuadër të javës së 37-të në Serie A, pasi luan kundër Cagliarit.

Sfida që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Unipol Domus”.

Për këtë ndeshje, Cagliari do t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion dhe shpreson në fitore për t’i ikur zonës që shpijen në Serie B.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Nerazzurët nuk mund të llogarisin vetëm në Mattias Vecinon që është i lënduar.

Formacionet startuese

Cagliari: Cragno; Altare, Ceppitelli, Lykogiannis; Bellanova, Rog, Grassi, Marin, Dalbert; Joao Pedro, Pavoletti.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro. /Telegrafi/