Interi është vënë pas mesfushorit të Villarrealit, Roberto Soriano, dukë e bërë objektivin primar për këtë verë.
Sipas AS, agjenti i Sorianos, e ka ofruar lojtarin e tij në disa klube me Interin që ka shfaqur më shuam interesim.
Lojtari i rritur në akademinë e Bayern Munich, kishte kaluar te Villarreal për 14 milionë euro nga Sampdoria.
Ai ën vitin e parë kishte shënuar 10 gola dhe kishte dhënë shtat asistime.
Megjithatë, roli i 27-vjeçarit te Villarreal ka rënë pasi ka pasur dy lëndime, jo të vogla.
Edhe pse në këtë gjendje, Villarreali është i hapur për një shitje, nëse çmimi i ofruar për lojtarin është në rregull.
Calciomercato.com shkruan se Interi është në treg për një lojtar dhe Soriano i përmbush kërkesat. /Telegrafi/