Skuadra spanjolle Valencia mund të mbetet pa kapitenin e saj Dani Parejo.
Mesfushori qendror ka pasur një stinor të mirë personal dhe ka zgjuar interesimin e skuadrës së madhe italiane Inter.
27-vjeçari ka arritur të realizojë 11 gola në të gjitha garat si dhe ka shërbyer me pesë asistime shokët e skuadrës.
Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, Inter ka filluar bisedimet me Valencian për transferimin e Varejos në ‘San Siro’.
Ky transferim mund të ndodhë nëse ‘Neroazzurrët’, paguajnë shumën e 20 milionë eurove. /Telegrafi/