Interi e ka filluar sezonin 2017/18 më mirë se që pritej edhe nga tifozët e kësaj skuadre.
Pas fitores ndaj Genoas me rezultat 1-0, klubi zikaltër renditet në vendin e tretë me 16 pikë, dy më pak se Juventusi dhe Napoli që ndajnë pozitat e para.
Në gjashtë javët e para Interi ka pesë fitore dhe vetëm një barazim, pra ende të pamposhtur.
Deri më tani kanë shënuar 12 gola, ku golashënuesi më i mirë është Mauro Icardi me gjashtë gola, i ndjekur nga Ivan Perisic me tri.
Skuadra e Luciano Spallettit ka pranuar vetëm dy gola, një në fitoren ndaj Romës me rezultat 1-3 dhe një në barazimin ndaj Bolognas me rezultat 1-1.
Në katër takime porta e Samir Handanovic ka mbetur e paprekur.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Beneventos, pastaj pret Milanin ne Giuseppe Meazza. /Telegrafi/