Telegrafi

Interi pa tre lojtarë kundër Frosinones

Inter Milan's Uruguayan midfielder Matias Vecino (L) celebrates after scoring a goal with Inter Milan's Croatian midfielder Marcelo Brozovic during the Italian Serie A football match Inter Milan versus AS Roma at the San Siro stadium in Milan on January 21, 2018. / AFP PHOTO / MIGUEL MEDINA (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP/Getty Images)

Interi do të jenë pa Sime Vrsaljko, Dalbert dhe Marcelo Brozovicin që është i pezulluar për ndeshjen e së shtunës kundër Frosinone.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:30.

Nerazzurët tashmë e dinin se do të ishin pa Brozovicin që mori kartonë të kuq në humbjen 4-1 ndaj Atalantas.

Vrsaljko ka një problem muskulor që e mori me kombëtaren e Kroacisë.

I fundit që është dëmtuar është Dalbert që lëndimin e mori në trajnim.

Mauro Icardi do të jetë në sulm, ndërsa mund ta shoqërojë Lautaro Martinezi në sulm. /Telegrafi/ 


Skuadra e Interit për Frosinonen: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Veçino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic; Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva.