Interi ka marr fitore si mysafir ndaj Lecces me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 25-të të Serie A.
Simone Inzaghi kishte pushuar gjysmën e skuadrës, pasi që kishin luajtur në mesjavë në Ligën e Kampionëve, ndërsa luajnë sërish pas tri ditësh ndaj Atalantas.
Në minutën e 15-të, u zhbllokua ndeshja, kur Lautaro Martinez shënoi për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi shënoi golin e sigurisë, me Davide Frattesi për 2-0.
Frattesi⚽️!
— F.C. InterData (@Fcinterdata) February 25, 2024
Pas dy minutash, Lautaro Martinez siguroi fitoren e zikaltërve duke shënuar për 3-0 pas asistimi të Frattesit.
PERSONAL RECORD FOR LAUTARO MARTINEZ!
22 goals in Serie A, no other season has he scored more in a season in the league.
— F.C. InterData (@Fcinterdata) February 25, 2024
Në minutën e 68-të, Stefan de Vrij shënoi për 4-0, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të Interit këtë vit.
De Vrij first goal in Serie A this season and 4-0!
— F.C. InterData (@Fcinterdata) February 25, 2024
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 66 pikëve, nëntë më shumë se Juventusi që është ndjekësi i parë. /Telegrafi/