Telegrafi

Interi, ofertë Benitezit

The Mirror shkruan se kampioni i Italisë e di mjaft mirë që Mourinho do të largohet në drejtim të Real Madridit, sidomos pas deklaratës së fundit të Morattit – “Do të ishte befasi nëse ai do të qëndronte”.

Opsioni i parë ishte Capello, por Moratti po përgatitet t’i fillojë bisedimet me Benitezin për të drejtuar pankinën Nerazzaure. Bisedimet jozyrtare kanë filluar, ndërsa marrëveshja pritet të fillojë të zyrtarizohet me të filluar nga java e ardhshme. /Telegrafi/