Site icon Telegrafi

Interi nuk thyhet nga Napoli as në Meazza

Elseid Hysaj dhe Joao Miranda gjatë një dueli në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Ashtu si ndeshja e parë, edhe e dyta mes Interit dhe Napolit në Serie A nuk prodhoi gola.

Edhe një herë napolitanët ishin më të mirë, por ketë herë vendasit të ndihmuar nga publiku në Giuseppe Meazza, arritën të vendosën perfekt në mbrojtje.

Një minutë heshtje në nder të Davide Astorit (Foto: Getty Images)

Napoli kishte raste, posedimin e topit, por jo dhe konkretizimin para portës kundërshtare.

Pjesa e parë me raste i takoi Napolit, por më të mirin e kishte Interi (37′), por Antonio Candreva gjuajti jashtë.

Dries Mertens në tentim për ta kaluar Mirandan (Foto: Getty Images)

E gjitha që vendasit treguan në pjesën e dytë ishte shtylla nga Milan Skrinar në minutën e 48-të.

Lorenzo Insigne kishte një shans të mirë në minutën e 67-të, por nuk u tregua i saktë.

Në pjesën e mbetur zikaltrit u tërhoqën mbrapa, duke shpresuar të befasojnë nga kundërsulmet, kurse napolitanët tentuan vazhdimisht të gjenin hapësira në mbrojte.

Milan Skriniar tregoi edhe një herë se është një nga mbrojtësit më të mirë në top pesë ligat evropiane (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Napoli renditet në vendin e dytë me 70 pikë, një pikë më pak, por një ndeshje më shumë se Juventusi në pozitën e parë. Interi vazhdon si i pesti në ligë me 52 pikë, një më pak se Lazio dhe pesë më shumë se Milani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Luciano Spalletttit është kundër Sampdorias, kurse Napoli pret Genoan. /Telegrafi/

Si Maurizio Sarri dhe Luciano Spalletti para ndeshjes nuk do nënshkruarin për një barazim, por pas lojës me siguri të dy janë ndarë të kënaqur me nga një pikë (Foto: Getty Images)
Exit mobile version