Telegrafi

Interi nuk do të nënshkruajë me Vivianon

Portieri Emiliano Viviano nuk do të nënshkruajë kontratë me Interin dhe këtë  e ka konfirmuar agjenti i tij.

Interi janë duke pritur që Samir Handanovic të rikuperohet nga lëndimi i gishtit që e kishte thyer.

Ish-portieri i Sampdorias, Fiorentinas dhe Sporting CP është një lojtar i lirë, kështu që kishte bërë edhe testet mjekësore, pasi Handanovic pësoi një frakturë në gishtin e vogël të dorës së majtë.

Emiliano Viviano . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Sidoqoftë, klubi hezitoi dhe në fund vendosi të mos e marr Vivianon nën kontratë, pasi tashmë kanë portierë si: Daniele Padelli, Tommaso Berni dhe portieri i ekipit të të rinjve Filip Stankovic.

“Marrëveshja ishte e qartë që nga fillimi: askush nuk na premtoi asgjë”.

“Klubi kishte disa probleme kur Handanoviç u lëndua, por pasi vlerësuan situatën me kujdes, ata vendosën të vazhdojnë me portierët që kishin tashmë në skuadrën e tyre”.

Emiliano Viviano. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Ne ishim të kënaqur që morëm vëmendjen nga Interi dhe i falënderuam për interesimin e tyre. Emiliano ishte një nga protagonistët e SPAL sezonin e kaluar dhe do të vazhdojë stërvitjen, ndërsa pret për sfidën tjetër”, ka thënë Claudio Vigorelli për Tuttomercatoweb.

Porta e Interit në ndeshjet e fundit është duke u mbrojtur nga Padelli. /Telegrafi/