Site icon Telegrafi

Interi nuk përfiton, ndalet nga Genoa dhe shkon në katër ndeshje pa fitore

Interi ka barazuar me Genoan si mysafir me rezultat 0-0 në kuadër javës në 27-të në Serie A.

Genoa kishte më shumë në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar dy herë në start.

Albert Gudmundsson në minutën e 7-të lëshoi një rast shumë të mirë.

Pas tij ishte radha e Filippo Melegonit që në minutën e 29-të, por që Samir Handanovic ndali gjuajtjen e tij.

Interi rast të rrezikshëm kishte në minutën e 35-të, kur Ivan Perisic pasoi te Edin Dzeko e ky nuk arriti ta kontrollojë mirë topin për të rrezikuar.

 

Në pjesën e dytë Interi ishte më i rrezikshëm, duke kërkuar fitoren me disa raste.

Danilo D’Ambrosio në minutën e 62-të kishte rast të mirë, por nuk arriti të shënonte.

 

Genoa u kundërpërgjigj me Stefano Sturaron në minutën e 78-të, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Nicolo Barella kishte rast për Interin në minutën e 80-të, por edhe gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Në kohën shtesë edhe pse Interi tentoi, nuk arriti ta gjente golin.

 

Interi mbetet në pozitën e dytë me 55 pikë, ndërsa Genoa mbetet e 19-të me vetëm 17 pikë./Telegrafi/

Exit mobile version