Telegrafi

Interi nuk lëshon pe

Një top të mirë nga Wesley Sneijder e shfrytëzoi mbrojtësi Walter Adrian Samuel për të mposhtur portierin Muslera në fund të pjesës së parë (45’+1).

Ndërsa njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Thiago Motta dyfishoi epërsinë e mysafirëve pas një krosimi nga këndi të Maicon.

Pas kësaj fitoreje, Interi mban kreun e Serie A me dy pikë më shumë se Roma, dhe vështirë se do të bëjë ndonjë gabim në dy ndeshjet e mbetura kundër Chievos dhe Sienas. /Telegrafi/