Telegrafi

Interi nuk lëshon pe për Burdisson

Il Corriere dello Sport shkruan se Roma mezi pret ta transferojë kartonin e plotë të mbrojtësit argjentinas, pas një sezoni si huazim. Por, Interi nuk lëshon dot pe. Nerazzurët kërkojnë 8 milionë euro për Burdisson dhe nuk pranojnë ta ulin çmimin, si hakmarrje për çështjen Baptista, kur Roma nuk deshi t’ia zbresë çmimin prej 8 milionë eurove.

Përkundër rezistencës së qëndrueshme të Interit, drejtori i Romës, Daniele Prade, pret që Interi të sqarojë të ardhmen e Diego Militos dhe më pas të flitet për Burdisson, sepse agjenti i Militos, Fernando Hidalgo, është edhe agjent i Nicolas Burdissos. /Telegrafi/