Telegrafi

Interi nuk gabon ndaj Cagliarit – vazhdon me presion ndaj Milanit

Interi ka arritur të triumfojë ndaj Cagliarit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Nerazzurët shënuan fillimisht në minutën e 11-të, por u anulua nga loja me dorë nga Milan Skriniar.

Mirëpo, ishte minuta e 25-të e takimit kur Mateo Darmian pranoi një asistim prej Ivan Perisicit, për të realizuar për 1-0.

Me këtë gol, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë.

Ishte minuta e 51-të kur Interi realizoi edhe golin e dytë, tani me anë të Lautaro Martinez (51’), e Nicolo Barella ishte asistuesi.

Por, vetëm dy minuta më vonë, Charalampos Lykogiannis i ngushtoi shifrat në 2-1, duke ndezur më shumë sfidën.

Mirëpo, për të shuar shpresat e tyre, u përkujdes Lautaro (85’), që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, për rezultatin 3-1, me një asistim të Roberto Gagliardinit.

Pas javës së 37-të, Interi ka 81 pikë, dy më pak se Milani dhe xhiroja e 38-të pritet të konfirmojë se kush do të jetë kampion i Serie A për edicionin 2021/22. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore