Telegrafi

Interi nuk e lëshon Lautaron, fillojnë bisedimet për kontratën e re

(Foto: Sempreinter)

Interi do të zhvillojë bisedime lidhur me një kontratë të re me agjentin e Lautaro Martinez.

La Gazzetta dello Sport e përshkruan agjentin e argjentinasit, Alejandro Camano si një “arrë të fortë për t’u goditur”, me sulmuesin argjentinas që tani kërkon një pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon.

Martinez dëshiron të qëndrojë në Inter, me këta të fundit që po ashtu dëshirojnë ta ndërtojnë skuadrën përreth tij, pas largimit të Romelu Lukakut.

Camano do të mbërrijë në Milano sot (e mërkure) në mëngjes për të zhvilluar bisedime në lidhje me një marrëveshje të re, me Nerazzurrët të gatshëm të ofrojnë rreth pesë milionë euro në sezon.

Takimi në mëngjes nuk do të jetë vendimtar, por gjithsesi do të vendosë disa pika. Ka pasur një mungesë komunikimi midis dy palëve që kur Martinez ndryshoi agjentin e tij në Camano dhe argjentinasi ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje me vlerë 4.5 milionë euro në sezon kur ai ishte i lidhur me agjentin e tij të mëparshëm.

Gjërat tani kanë ndryshuar, por një gjë është e sigurt – Martinez do të qëndrojë në Inter pavarësisht nëse Atletico Madrid do të bëjë një ofertë apo Tottenham do ta rrisë ofertën e tyre në 90 milionë euro. /Telegrafi/