Site icon Telegrafi

Interi nuk e apelon dënimin, por kërkon ta mbush stadiumin me fëmijë

Interi kanë vendosur të mos e apelojë dënimin për mbylljen e stadiumit, por kanë kërkuar që fëmijët ta mbushin San Siron për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Sassuolo.

Interi u dënua me dy ndeshje si vendas me dyer të mbyllura për abuzimin racist të Kalidou Koulibaly të Napolit gjatë përballjes së të tyre në Serie A.

“FC Internazionale Milano njofton se nuk do të apelojë ndaj vendimit të marrë nga gjykata sportive e Ligës Serie A për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes Inter-Napoli në 26 dhjetor”.

“Klubi ka ngritur një kërkesë në FIGC dhe Lega për të ofruar mundësinë për vajzat dhe djemtë nga Scuole Calcio dhe Centro Sportivo Italiano të Nerazzurrit për të ndjekur ndeshjen kundër Sassuolo, e planifikuar për në 19 janar, e vlefshme për javën e 20 të Serie A”.

“Ne besojmë se është një nismë e rëndësishme për të nisur një sinjal të fortë dhe të qartë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Lexo po ashtu Inter-Napoli, zgjerohet hetimi për vrasjen e tifozit në Milano

Shumë shpesh skuadrat italiane kur dënohen e mbushin stadiumin me fëmijë.

Interit aktualisht është në vendin e tretë në Seria A me 39 pikë të tubuara 14 më pak se Juventusi lider. /Telegrafi/

 

Exit mobile version