Interi ka fituar ndaj Palermos me rezultat 0-1 në javën e 21-të në Serie A.
Mysafirët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Zikaltërit në pjesën e parë rrezikuan me anë të Mauro Icardit, por argjentinasi nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Mysafirët me të filluar pjesa e dytë sulmuan portën e Palermos me anë të Ivan Perisic dhe Icardit, por goli i fitores erdhi në minutën e 65-të nga Joao Mario.
Në minutën e 81-të Interi mbeti me një lojtar më pak pasi Cristian Ansaldi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në Serie A për skuadrën nga Milano.
Pas kësaj fitore skuadra e Stefano Piolit renditet në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Palermo bie në vendin e 19-të me dhjetë pikë.
Ndeshja e ardhshme për Interin është ndaj Pescaras, kurse Palermo udhëton në Napoli. /Telegrafi/