Site icon Telegrafi

Interi njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës me portierin Handanovic

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka zgjatur kontratën e tij për të shtuar edhe më shumë kohën e tij në Giuseppe Meazza, duke kaluar mbi 10-vjeçar.

Nerazzurrët publikuan një video-intervistë me 37-vjeçarin slloven.

Aty shfaqet një video e konferencës së tij të parë për shtyp në Inter pas bashkimit në vitin 2012.

“Dhjetë vjet … dhe vazhdon! Samir Handanovic ka vazhduar zyrtarisht kontratën e tij me Interin”, thuhet në njoftim.

“Jam shumë krenar që jam kapiten i Interit”, dëgjohet duke thënë Handanovic kur u pyet se si ndihej që hyri në vitin e tij të 11-të në klub.

Ndryshe, Handanovic hyn të lista e lojtarëve që kanë qëndruar më gjatë në histori të Interit.

Slloveni ka bërë 439 paraqitje me klubin dhe ka fituar një titull në Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa. /Telegrafi/

Exit mobile version