Telegrafi

“Interi një grup i njerëzve të vdekur që ecin në këmbë”

Djali i legjendës së Interit, Giacinto Facchetti, ka thënë se skuadra aktuale e zikaltërve është një grup njerëzish të vdekur që ecin në këmbë. 

Interi pësoi humbje nga Genoa me rezultat 1-0, ndërsa në 19 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një.

“Edhe nëse nuk lufton për titullin kampion duhet të largohesh. Ekziston një etikë pune që duhet respektuar, je i stërpaguar për ta bërë”.

“Nuk shkoj shpesh në stadium, dhe qartësisht ky moment nuk ndihmon për të bërë të kundërtën: tashmë në fundjava preferoj të bëjë gjëra të tjera, si të shkoj në mal, më mirë se sa të shoh këtë grup të vdekurish në këmbë”.

“Duhet dikush në klub që u tregon lojtarëve se sa e rëndë është ajo fanellë, dikush si Gabriele Oriali”.

“Nuk di çfarë të them tjetër për t’i shpjeguar kolapset e javëve të fundit”, ka thënë Gianfelice Facchetti. /Telegrafi/