Telegrafi

Interi nis bisedimet me tre lojtarë, kërkohet marrja e tyre me kosto zero për afatin kalimtar verorë

Interi ka filluar të mendojë për blerjet e reja që do të cian në klub, por më shumë po punohet për afatin kalimtar të verës.

Antonio Conte ua ka bërë të qartë drejtuesve se i duhen përforcime edhe në janar për ta ndjekur Juventusin.

Por tre emra sipas “Fichajes.com”, janë ndarë për në verë, pasi mund të vijnë me kosto të ulët.

Bëhet fjalë për dyshen e PSG-së, Thomas Meunier dhe Layvin Kurzawa dfhe yllin e Tottenham, Jan Vertonghen.

Të tre nuk kanë rinovuar me klubet e tyre, që iu jep të drejtë lojtarëve ta zgjedhin klubin e ri që në janar.

Beppe Marotta njihet për aftësitë e tij që të sjell në klubet ku drejtojnë lojtarë me kosto zero. /Telegrafi/