Interi po përballet me një dilemë të madhe për të ardhmen e Lautaro Martinez, i cili shënoi dy gola kundër Milanit mbrëmë, por nuk ka pasur formë konstante këtë sezon.
Sulmuesi argjentinas ishte lojtari i ndeshjes në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit dje dhe ishte vendimtar që Interi të kalonte në finale.
Pavarësisht 19 golave të tij në 42 paraqitje (një çdo 143 minuta), Lautaro nuk ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm këtë sezon dhe shënoi golat e tij të parë në 2022 vetëm një muaj më parë në një fitore 5-0 ndaj Salernitana në “San Siro”.
Së fundmi ai ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Nerazzurrët deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij mbetet në ajër. Lautaro nuk ka më një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por sipas raportimeve në Itali, Interi do të dëgjojë oferta që vijnë rreth 70 deri në 80 milionë euro për sulmuesin e tyre gjatë verës.
Tuttosport dhe Corriere dello Sport raportuan javën e kaluar se Piero Ausilio diskutoi të ardhmen e lojtarit me klube si Real dhe Atletico Madrid në fillim të muajit marsit, megjithëse asnjëri nga gjigantët e La Ligas nuk ka bërë ofertë zyrtare.
Interi mund të ketë nevojë të shesë një tjetër nga yjet e tyre gjatë verës për të balancuar llogaritë dhe Lautaro duket se është një nga kandidatët.
Paulo Dybala shihet si një zëvendësues i mundshëm i argjentinasit me sulmuesin e Juventusit , i cili mund të kalojë te Interi si lojtar i lirë./Telegrafi/