Telegrafi

Interi në gjysmëfinale

Mysafirët e filluan mirë takimin, por ishin futbollistët zikaltër ata që luajtën më mirë në vazhdim.

Fredy Guarin e kontrolloi me qetësi një top të Antonio Cassanos në zonë dhe e dërgoi në rrjet (34’).

Futbollistët vendas vazhduan të krijonin raste edhe në gjysmën e dytë, mirëpo nuk ishin të efektshëm para portës deri në minutën e 77-të kur shënoi Rodrigo Palacio.

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan, ata e ngushtuan rezultatin me anë të Alessandro Diamantit (80’) dhe shumë shpejtë barazuan përmes Manolo Gabbiadinit (84’).

Menjëherë pas, Nerazzurrëve iu anulua një gol, ndërsa Gabbiadini nga njëra anë dhe Palacio nga ana tjetër, patën shanset për ta vendosur takimin. Sido që të jetë, loja shkoi në vazhdime.

Në minutën e fundit të vazhdimeve (120’), Andrea Ranocchia shënoi golin që dërgon Interin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Interi pret fituesin e duelit ndërmjet Romës dhe Fiorentinas. /Telegrafi/