Telegrafi

Interi në garë për Evran

Sipas Gazzetta dello Sport, Evra e ka vënë në shitje shtëpinë e tij në Mançester, pasi kërkon një sfidë të re pas katër sezoneve plot sukses në Old Trafford.

Ferguson i ka dhënë francezit mjaft kohë për të pushuar pas skandaleve në kombëtaren e tij, por mediat italiane thonë se është duke u negociuar një transferim i Evras te trekampioni.

Nga ana tjetër, thuhet se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e sheh Evran si alternativë të mirë nëse dështon transferimi i Ashley Cole. /Telegrafi/