Telegrafi

Interi në finale të Kupës

Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza, i takoi Interit që shënoi fitore minimale prej 1-0, ndërsa edhe ndeshja kthyese e zhvilluar në Artmeio Franchi përfundoi me të njëjtin rezultat në favor të Nerazzurëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kamerunasi Samuel Eto’o, i cili pranoi një krosim të Thiago Mottas për ta mposhtur portierin Frey (57’).

Në finale Interi do të luajë kundër skuadrës që do të kualifikohet nga dueli Udinese-Roma që zhvillohet më 21 prill. Ndeshja e parë në Olimpico ka përfunduar me fitoren e Romës me rezultat 2-0, ashtu që gjasat janë të mëdha që të kemi një finale gjigantësh, Inter-Roma. /Telegrafi/