Telegrafi

Interi në çerekfinale të Kupës

Në shikim të parë kjo dukej një ndeshje shumë e lehtë për zikaltrit, mirëpo se nuk ndodhi ashtu tregon edhe rezultati minimal.

Fitoren Nerrazzurëve ua siguroi mesfushori holandez Wesley Sneijder (61’), i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje.

Në çerekfinale, Interi do të luajë me fituesin nga përballja Juventus-Napoli. /Telegrafi/