Site icon Telegrafi

Interi në bisedime të avancuara me Handanovicin për vazhdimin e kontratës

Samir Handanovic. (Foto: Alex Burstow/Getty Images)

Gjigantët e Serie A, Interi janë në bisedime me portierin e tyre Samir Handanovic për ta vazhduar kontratën.

Portieri 35-vjeçar kërkon që ta vazhdojë kontratën që skadon në vitin 2021.

Mësohet se krerët e Nerazzurrëve kanë biseduar me lojtarin për një kontratë të re deri në vitin 2022.

Samir Handanovic . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Por klubi nuk do të ndalet, duke e kërkuar një pasues për të në të ardhmen, pasi edhe mosha e tij 35 vjeç është paksa shqetësim.

Handanovic është bashkuar me Interin në vitin 2012 nga Udinese.

Samir Handanovic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Slloveni edhe pse është një nga portierët më të mirë në vitet e fundit, ai nuk ka fituar ndonjë trofe të madh në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version