Site icon Telegrafi

Interi në bisedime me investitorë kinez

MILAN, ITALY - NOVEMBER 22: Head coach FC Internazionale Roberto Mancini and Adem Ljajic during the Serie A match between FC Internazionale Milano and Frosinone Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on November 22, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Presidenti i Interit, Erick Thohir, raportohet se është në negociata me investitorë kinez.

Nerazzurët tashmë e kanë rrezikun e madh që të dënohen, sidomos nëse nuk pranohen në Ligën e Kampionëve, pas shpenzimeve të bëra në tregun e transferimeve dhe obligimeve ndaj klubeve për lojtarët e huazuar me obligim blerje.

Sipas Sky Sport Italia, Thohir, tashmë ka intensifikuar bisedimet me një grup kinez i interesuar për të blerë aksione të klubit Nerazzurët.

Thohir në këtë rast do kishte sërish shumicën e aksioneve, kurse Moratti 20 për qind të aksioneve, por nga ana tjetër do të vinin fonde shtesë për transferime.

Thohir ka udhëtuar në Milano për të biseduar me Morattin për këtë propozim serioz të kinezëve, teksa ai do jetë në shkallët e stadiumit në duelin ndaj Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version