Telegrafi

Interi ndërmerr masa ligjore ndaj Javier Tebasit për komentet rreth Modricit

Interi ka konfirmuar se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj Javier Tebasit, presidentit të La Ligas.

Në një intervistë për ABC, Tebas kritikoi Interin për mënyrën si e ka ndjekur Luka Modricin.

Real Madridi ka bërë një ankesë në FIFA duke akuzuar Interin për mënyrën se si e ka kërkuar yllin kroat dhe Tebas ka ndërhyrë po ashtu duke bërë pohime të rënda në drejtim të Nerazzurëve.

Lexo po ashtu Deklarata e Javier Tebas

Bosi i La Ligas sugjeroi se Modriciti janë ofruar “një shumë tmerrësisht e madhe e të hollave”, përkundër faktit se Interi “nuk ka para”, pohime të cilat kanë nervozuar Nerazzurët.

“Interi konfirmon se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj Javier Tebasit pas komenteve të tij të bëra në shtyp”, shkruan në një komunikatë të Interit.

Edhe kampionati italian, Lega Serie A, ka kritikuar qasjen e Tebas.

“Lega Serie A është e befasuar dhe e zhgënjyer nga deklaratat e presidetit të La Ligas, Javier Tebas”.

“Këto komente janë bërë pa asnjë njohuri, duke dëmtuar kështu reputacionin dhe duke vënë në dyshim integritetin e dy klubeve italiane dhe gjithë kampionatit”.

“Lega Serie A nuk mund të pranojë në mënyrë pasive komente që shfrytëzojnë mediat për të na destabilizuar në nivel ndërkombëtar”.

“Klubet e Serie A operojnë sipas parametrave të vendosura nga të gjitha rregulloret ndërkombëtare, që e bëjnë kamionatin tonë të kalojë në një periudhë të mirë optimizmi, të ndarë në media dhe tifozë në gjithë botën, të cilët janë ngritur në vitet e fundit”.

“Në fillim të sezonit do të kemi katër ekipe të Serie A sërish në Ligën e Kamponëve dhe kjo natyrisht se ka rigjetur shpirtin dhe prestigjin e serie A që nuk duhet të frikësojë kundërshtarët, por të motivojë panoramën e ligave evropiane drejt lartësive të reja të konkurrueshmërisë dhe argëtimit”, shkruan në komunikatën e Lega Serie A.
/Telegrafi/