Telegrafi

Interi ndan buxhetin për transferime

Interi ka një buxhet prej 110 milionë eurosh për transferime të lojtarëve në këtë afat kalimtar. 

Nerazzurrët pritet që ta emërojnë trajner Luciano Spallettin, i cili tashmë ka udhëtuar drejt Kinës për tu marr veshë me  Suning Group.

Sipas Gazzetta dello Sport, Suning kanë ndarë 110 milionë euro buxhet për blerjet.

Shitja e Ivan Perisic do t’i mbushe arkat, por Spalletti dëshiron ta mbajë, ndërsa para mund të fitohet edhe me largimet e  Andrea Ranocchia, Stevan Jovetic, Jeison Murillo dhe Marcelo Brozovic.

Ëalter Sabatini ka disa ide për përforcime me emra si Steven N’Zonzi, Corentin Tolisso dhe Radja Nainggolan.

Antonio Rudiger po ashtu është një lojtarë që pëlqehet.  /Telegrafi/