Bologna me një lojë të mirë ka arritur ta ndal Interin në barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të javë së pestë në Serie A.
Bologna e nisi mjaftë mirë takimin duke radhitur rastet pranë portës së Samir Handanovic.
Federico Di Francesco provoi i pari, por që nuk kishte fat të gjente portën.
Pas tij dy herë provoi Simone Verdi, por edhe ky nuk arriti të shënonte.
Dominimin e Bolognas e materializoi sulmuesi Verdi që shënoi gol të bukur në minutën e 30-të me një goditje nga 30 metra.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që rrezikuan me lojtarin e tyre më të mirë Verdin.
Deri në minutën e 75-të Interi nuk rrezikoi pothuajse fare, por pas rrëzimit të Eder në zonë gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.
Si zakonisht nga kjo pozitë gjuajti Mauro Icardi që ishte i saktë për 1-1.
Deri në fund të dy skuadrat provuan ta fitojnë ndeshjen, por u desh të kënaqën me nga një pikë.
Inter pas këtij barazimi ka 10 pikë, ndërsa Bologna ka 5 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Zidanekrisz/status/910222876707639297
https://twitter.com/l_f_tw/status/910239453972643840