Telegrafi

Interi ndalet në shtëpi nga Cagliari – xhiron tjetër zhvillon derbin

Interi ka barazuar 2-2 me Cagliarin në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Pas 12 minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me golin e Marcus Thuram që u asistua nga Alexis Sanchez.

Dy skuadrat më pas kishin raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke lënë spektaklin për pjesën e dytë.

Në minutën e 65-të, Shomurodov ndëshkoi Interin, duke i barazur shifrat në 1-1.

Por, vendasit e rikthyen epërsinë me golin e Hakan Calhanoglut (74’), që shënoi nga penalltia.

Mysafirët nuk u dorëzun deri në fund, duke i barazuar shifrat në 2-2 me golin e Nicolas Viola që u shënua në minutën e 83-të.

Edhe pas këtij barazimi, Interi vazhdon të jetë lider me 83 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të takohet me Milanin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore