Interi është mundur nga Napoli në Serie A me rezultat 0-1.
Mysafirët ishin më të mirë dhe kjo ishte në fitore e merituar për napolitanët.
Napoli fillimisht rrezikoi me anë të Dries Mertens (21’, 35’), por porta e Samir Handanovic mbeti e paprekur.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 43-të nga Jose Callejon, por merita të mëdha kishte mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo, i cili gaboi në zonën e rreptësisë.
Në pjesën e dytë shanse më të mira për gol i kishte Lorenzo Insigne (53’, 69’), por italiani nuk arriti të mposht Handanovicin.
Pas kësaj fitore Napoli vazhdon në pozitën e tretë, por me një pikë më pak se Roma në vendin e dytë, që dërgon direkt në grupet e Ligës së Evropës.
Ndërsa Interi renditet në pozitën shtatë me 56 pikë, tetë më pak se Atalanta në vendin e pestë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Genoas, kurse ajo nga Napoli pret Cagliarin. /Telegrafi/
https://twitter.com/EgondOrlando/status/858766522189271040