Site icon Telegrafi

Interi mund të kopjojë Juventusin në emblemën e tyre të re

Inter pritet të ndryshojë emblemën e tyre në muajt e ardhshëm, ndërsa drejtori gjeneral i Nerazzurrëve, Alessandro Antonello mohon që klubi të ndryshojë emrin.

Mediat në Itali sugjerojnë që Interi do të ndryshojë embelmën dhe emrin e tyre në muajin mars, por Antonello këmbënguli se Nerazzurët do të ndryshojnë vetëm embelën e tyre, me emrin që do të mbetet “FC Internazionale Milano”.

“Klubi ka punuar në një projekt marketingu të bazuar në vlerat historike të Interit me synimin për t’u afruar tifozëve të tyre dhe për të forcuar më tej trashëgiminë me qytetin e Milanos”, ka thënë ai për Ansa.

Lexo po ashtu Saga për ndryshimin e emrit të Interit merr një kthesë të re

Ndërkohë, disa shembuj të emblemës së re të Interit fillojnë të shfaqen në mediat sociale dhe gazetat italiane.

Dy prej tyre janë hartuar nga Emiliano Sansolini dhe Alberto Mariani për Footyheadlines.

Ata janë dy logo të thjeshtuar të konceptit me një “pamje moderne, por klasike”.

https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1351270403126276098?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1351270403126276098%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.football-italia.net%2F165053%2Fwhat-will-new-inter-crest-look

Është ende e panjohur se si do të duket emblema e re e Interit, por pritet të zhvillohet rreth shkronjave I dhe M – për Inter Milan – dhe sipas La Gazzetta dello Sport, mund të lexohet gjithashtu “Unë jam” si shenjë për të forcuar trashëgiminë midis klubit dhe tifozëve të tyre.

Por, emblema e re e Interit mund të kopjojë atë të Juventusit që ka një dizajnë të thjeshtë dhe më të lehtë për t’u kuptuar nga tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version