Interi me gjasë do ta humb Joao Cancelon i cili mund të kalojë te Juventusi, ndërsa tani ka hasur në vështirësi edhe për Rafinhan që kërkohet nga Arsenal dhe West Ham.
Nerazzurrët i morën të dy lojtarët me huazim nga Valencia dhe Barcelona, me mundësi blerje, por nuk ishin në gjendje ta mbushnin premtimin me kohë.
Raportet e shumta shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i Portugalisë, Cancelo është afër Juventusit për 40 milionë euro.
Në anë tjetër edhe Rafinha që ka thënë se dëshiron të mbetet në Inter, mund të largohet.
Kjo pasi Barcelona po refuzon të pranojë më pak se 35 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse.
Sipas FCInterNews.it, Arsenali dhe West Ham United janë gati që t’ia paguajnë Barcelonës shumën për mesfushorin brazilian.
Rafinha kontribuoi me dy gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në Serie A që nga ardhja në janar. /Telegrafi/