Telegrafi

Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Derisa Serie A përgatitet të fillojë muajin e ardhshëm pa praninë e Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic, trajneri italian shprehet optimist se italianët do të arrijnë sukses këtë sezon.

“Sigurisht Kaka na ka argëtuar për shumë vite dhe Ibra ka qenë vendimtar për Interin. Megjithatë, mënyra jonë e realizimit të gjërave na ka lejuar të zbulojmë talente të rinj. Do të doja t’u rikujtoj se jo shumë kohë më parë një njeri me emrin Zinedine Zidane vendosi të largohet për në Real Madrid, por futbolli italian, pavarësisht se humbi një kampion të madh, fitoi disa Liga të Kampionëve”, ka thënë Lippi.

“Dua t’u rikujtoj tre emra të cilët do të na argëtojnë të dielave, Eto’o, që nuk është inferior ndaj Ibrës, e që ka një mesatare të golave më të mirë se suedezi, Lucio, që ka pasur mijëra oferta, por zgjodhi Interin, dhe përfundimisht Diego, që është një talent i frikshëm”.

“Interi ende është ekipi më i mirë në Itali dhe ata janë të gatshëm të fitojnë garën evropiane ose së paku të arrijnë në finale. Juventusi tash sheh ka Skudeto”, ka shtuar italiani.