Site icon Telegrafi

Interi mposhtet nga Bologna

Riccardo Orsolini. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Bologna ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Nerazzurrët nuk kanë arritur ta vazhdojnë serinë pozitive, pasi janë mposhtur në udhëtim te Bologna, e cila ka marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes u takoi për një nuancë vendasve, të cilët rrezikuan më shumë, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Në fakt, Bologna e gjeti golin në minutën e 12-të me anë të Musa Barroë, por goli i anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por vetëm vendasit gjeten rrjetën dhe fituan tri pikë të mëdha.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 76-të me anë të Riccardo Orsolini, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Pas kësaj fitore, Bologna e sheh veten në pozitën e shtatë me 35 pikë, ndërsa Interi i dyti me 47 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bologna udhëton te Torino, teksa Nerazzurrët e presin Leccen. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version