Telegrafi

Interi, minus nëntë

Interi luajti më mirë në gjysmën e parë, por nuk arriti të shënojë.

Kur po afronte fundi i takimit, ish-futbollisti i Juventusit, Ciro Immobile, i kaloi në epërsi mysafirët (77’).

Për të shpëtuar zikaltrit nga humbja u kujdes Esteban Cambiasso, pas një pasimi të Antonio Cassano (85’).

Interi mbetet nëntë pikë prapa liderit Juventus dhe mund të zhvendoset dy-tri pozita më poshtë, nëse Lazio, Fiorentina dhe Napoli shënojnë fitore. /Telegrafi/