Interi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Bologna me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes ka vazhduar serinë mahnitëse duke arritur edhe fitoren e nëntë me radhë në kampionatin italian.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia për 0-1.
⏸️ | HALF-TIME
Ahead at the break 👊#BolognaInter 0⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/MuBv5YP1SE
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 3, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura në këtë pjesa dhe Interi iu gëzua në fund fitores 1-0.
𝐍𝐈𝐍𝐄 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 𝐒𝐏𝐈𝐍! 🙌#BolognaInter 0⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/Xloi3P8Ti9
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 3, 2021
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 68 pikë apo tetë më shumë se Milani i dyti me një ndeshje më shumë, ndërsa Bologna zë vendin e 11-të me 34 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin në shtëpi Sassuolon, ndërsa Bologna udhëton te Roma. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1378427923569504260