Telegrafi

Interi mendon për Torreiran

18-03-18 SAMPDORIA-INTER CAMPIONATO SERIE A TIM 17-18 LUCAS TORREIRA-ALCANTARA RAFINHA

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

22-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Sampdorias në Serie A, duke mbajtur skuadrën e tij një kohë të gjatë në zonën e Ligës së Evropës.

E falë paraqitjeve të mira, Torreira duket se i ka ditët e numëruara si futbollist i Sampdorias.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se është skuadra e Interit që po mendon për transferimin e tij.

Lucas Torreira. (Photo /Getty Images)

Inter ka nevojë për ta shtuar kualitetin në mesfushë dhe Torreira shihet si futbollisti adekuat për skemën e Luciano Spallettit.

Problem mbetet çmimi i lartë që po kërkon Sampdoria për lojtarin e që është rreth 40 milionë euro.

Torreira këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje në Serie A ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Reprezentuesi i Uruguait ka kontratë të gjatë me Sampdorian deri në vitin 2022.

Ai iu bashkua klubit gjenovez nga Pescara tri vite më parë për vetëm dy milionë euro. /Telegrafi/