Telegrafi

Interi mendon për Quagliarellan

 Sportmediaset raporton se e ardhmja e Quagliarellas në Torino është në dyshim, pasi dështoi që të zë vendin e titullarit te kampioni italian.

Nerazzurët besohet se janë shumë të interesuar në transferimin e sulmuesit që ka shënuar 20 gola në 56 ndeshje për Juventusin, teksa në këtë transferim rol të madh pritet të luajë edhe Beppe Bozzo dhe marrëdhëniet e tij të mira me hierarkinë Nerazzure. /Telegrafi/