Site icon Telegrafi

Interi mbetet pa shërbimet e dy yjeve për Superkupën e Italisë

Interi do të mbetet pa shërbimet e Francesco Acerbit dhe Benjamin Pavard për Superkupën e Italisë e cila do të zhvillohet në Riad. 

‘Nerazzurrët’ do të udhëtojnë të hënën për në Arabinë Saudite, e cila do të jetë sërish nikoqire e Superkupës së Italisë në formatin ‘Final Four’. 

Kjo do të thotë se do të ketë ndeshje gjysmëfinale para se fituesit e këtyre dy ndeshjeve të luajnë kokë më kokë për trofeun. 

Kampioni në fuqi i Serie A, Inter, do të ballafaqohet me finalistin e Kupës së Italisë, Atalantan më 2 janar, teksa fituesi i Kupës së Italisë, Juventus do të përballet me vendin e dytë në kampionat Milanin më 3 janar. 

Lexo po ashtu Chelsea i ofron Interit tre lojtarë plus para për Lautaro Martinez

Kishte shpresa që Acerbi dhe Pavard do të arrijnë të paktën të jenë prezent në bankën rezervë për këto ndeshje, por Sky Sport Italia ka raportuar se Simone Inzaghi ka preferuar t’i lë ata në shtëpi për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimet. 

Qëllimi është që ata të rikthehen në aksion kur Inter do të luajë ndaj Venezias më 12 janar në kuadër të Serie A. 

Sidoqoftë, Darmian po bën më mirë dhe pritet të jetë pjesë e lojtarëve që do të udhëtojnë në Riad, pasi kishte humbur ndeshjet ndaj Comos dhe Cagliarit./Telegrafi/

Exit mobile version