Telegrafi

Interi mbështet Spallettin

Luciano Spalletti (Getty Images)

Drejtuesit e Interit i kanë dhënë mbështetje trajneri Luciano Spalletti dhe nuk pritet ta largojnë edhe përkundër rezultateve të padëshiruara.

Interi nuk ka ndërmend të humbasë trajnerin Luciano Spallettin.

Besimin ndaj trajnerit e ka konfirmuar Administratori i Deleguar i klubit zikaltër, Alessandro Antonello në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Lexo po ashtu Spalletti: Punoj që të qëndroj sa më gjatë te Interi

Drejtuesi italian ka theksuar se 58-vjeçarit nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja nga ana e shoqërisë.

Spalletti është në pozitë delikate (Getty Images)

Sipas tij diçka e tillë do të mbetet e pandryshueshme edhe në të ardhmen, përcjell SS.

Antonello mendon ka ardhur momenti që të gjithë në klub të bëjnë përpjekjet maksimale për të dalë nga kriza dhe për të arritur objektivat që zikaltrit kanë.

Lexo po ashtu Dy muaj me 10 ndeshje pa fitore, rrezikohet pozita e Spallettit

Ndryshe, Interi është në një fazë negative të rezultateve, ku nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore.

Ndeshja e së shtunës ndaj Beneventos në shtëpi dhe ajo e javës së ardhshme në udhëtim për derbin ndaj Milanit janë kruciale për të ardhmen e trajnerit dhe klubit.