Telegrafi

Interi luan vetëm për fitore në udhëtim te Sassuolo, formacionet zyrtare

Sassuolo dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Sassuolos në takimin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në Mapei Stadium.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen me një seri pozitive me katër fitore dhe dy barazime nga gjashtë ndeshjet e para dhe synon fitore në këtë udhëtim.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një fitore ndaj Salernitanas pas tri humbjeve radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sasuolo: Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Lopez; Berardi, Djuricic, Boga; Defrel

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Martinez; 

/Telegrafi/