Telegrafi

Interi luan vetëm për fitore ndaj Veronës, formacionet zyrtare

Interi dhe Hellas Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të klubit veronez në takimin i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen me motiv të lartë pas fitores në udhëtim ndaj Juventusit dhe pret fitoren e radhës për të qëndruar hije e liderit, Milanit.

Në anën tjetër, mysafirët kanë formë të përzier së fundmi, por kanë udhëtuar me synim rezultatin pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Dzeko

Verona: Montipo; Casale, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Bessa, Caprari; Simeone

/Telegrafi/