Interi dhe Sampdoria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Sampit në takimin që pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.
Ekipi i Antonio Contes është shpallur edhe matematikisht kampion për këtë sezon në Serie A dhe ky takim do të jetë vetëm si prestigj për vendasit.
🏟️ | SAN SIRO
Ready to host the Champions of Italy 🏆🇮🇹#InterSampdoria #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/2VRfqqHIQs
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 8, 2021
Në anën tjetër, ekipi i Claudio Ranierit është në një formë të mirë dhe do të tentojë rezultat pozitiv nga ky udhëtim për t’u katapultuar edhe më shumë në mesin e tabelës.
Conte ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Ranieri luan me më të mirët.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, A Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Vecino, Eriksen, Young; Sanchez, Lautaro;
Sampdoria: Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Silva, Jankto; Ramirez; Keita Balde
/Telegrafi/